Tronditet Australia, 3 të vrarë pas të shtënave me armë

Një person është në kërkim në Australinë Veriore pasi 3 persona u vranë dhe 1 tjetër u plagos rëndë pas të shtënave me armë zjarri.

Të shtënat ndodhën mëngjesin e sotëm në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet.

Policia e Queensland ka rrethuar zonën përreth pronës ndërsa po kërkon për autorin/autorët.

Personi i plagosur rëndë, një burrë, kishte udhëtuar “shumë kilometra” për të ngritur alarmin, thanë oficerët.