Tronditëse: Në një market në Pejë gjenden produkte të mykura të cilat ende kanë afat përdorimi! (FOTO)

Shumë shpesh qytetarët janë ankuar për cilësinë e produkteve në dyqanet e shitjes. Ankesat kanë qenë bazuar në servimin e produkteve me afate të skaduara nëpër markete dhe super-marketet në vend, por edhe me afate të manipuluara.

Kosova i ka ligjet në fuqi që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, por konsumatorët vazhdimisht janë ankuar për produktet të cilat nuk i ofrojnë standardet e kërkuara.

Diçka e tillë ka ndodhur në marketin, “Interex”, Pejë – ku shihen produktet e mykura, këto produkte posedojnë afatin, por brenda janë produkte larg standardeve që duhet plotësuar një produkt për të ekzistuar ne treg, raporton Ballkani.info.

Edhe pse produkti ka afat deri në fund të vitit 2018 – produkti është i mykur dy javë para skadimit të afatit duke ngritur shqetësime serioze tek konsumatorët.

Konsumatorët e shqetësuar kanë dërguar fotografi të këtyre produkteve në adresë të Ballkani.info, duke paraqitur situatën tragjike në marketet kosovare, disa prej të cilave ofrojnë produkte që shkaktojnë probleme edhe në shëndetin e konsumatorit.

Nuk bëhet fjalë vetëm për disa produkte specifike. Ka dhe shumë produkte tjera ushqimore që gjenden në invertarin e marketeve pa afat, por ka dhe të tilla me afate falco të cilat janë në gjendje tejet të keqe. /Ballkani.info/