Eksperti amerikan

‘Tronditëse’, eksperti amerikan reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ashpër pas sulmit të bërë dje ndaj gazetarit Valon Syla.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir e ka quajtur shokuese atë që ka parë dje në rrugët e Kosovë.

Madje sipas tij shokues është edhe fakti që njerëzit kalonin andej pari duke parë sikur asgjë nuk po ndodhte.

“Është tronditëse të shohësh se si në mes të ditës në qendër të Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, gazetari Valon Syla u sulmua ndërsa njerëzit po kalonin aty, duke parë sikur asgjë nuk po ndodhte. Një shoqëri që kishte qenë nën regjimin e tmerrshëm të Millosheviqit deri para dy dekadave më parë duhet të qëndrojë kundër këtyre akteve të tmerrshme të dhunës”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë dhuna fizike ndaj gazetarëve është shtypje e fjalës së lirë.

“Çdo dhunë fizike ndaj gazetarëve është një krim që duhet të dënohet jo vetëm nga zyrtarët, por edhe nga e gjithë shoqëria pasi preket drejtpërdrejt nga shtypja e medias dhe liria e fjalës. Nuk ka demokraci nëse zëri i njerëzve është i heshtur. Për Kosovën në veçanti liria e fjalës është thelbësore për integrimin e saj në BE. Kështu, vetëm një qeveri e përkushtuar në këto parime themelore demokratike do të jetë e denjë për të qeverisur, dhe asnjë udhëheqës politik në Kosovë nuk duhet ta harrojë atë”, ka shkruar ai.