Trixa ironizon me talljet që iu bënë për frazën ku kishte pyetur: Si thonë ‘bukur’ shqip

Beatrix Ramosaj pas dhjetë ditësh është shfaqur në spektaklin e Big Brother VIP.

Ajo mbrëmë për herë të parë pas eleminimit u shfaq në formën më të mirë, shkruan lajmi.net.

Trixa ka mahnitur me paraqitje e saj elegante teksa ishte e veshur në një fustan ngjyrë rozë.

Ajo sqaroi gjendjen e saj emocionale dhe të rejat e saj pas daljes nga Big Brother VIP.

Në profilin e saj të instagramit ajo ka shpërndarë disa imazhe nga spektakli ku edhe ka shkruar njërën nga frazat e saj të thëna brenda shtëpisë së BBV-së, ku kishte pyetur: Si i thonë fjalës ‘bukur’ në shqip.

Këngëtarja ka jetuar shumë gjatë jashtë trevave shqiptare dhe kjo gjë e pengon atë të shprehet kjartë.

Kujtojmë se këngëtarja pas daljes së saj nga BBV-ja ka publikuar projektin e saj muzikor ku edhe është dedikim për Donaldin.