Trifunoviq: Spiunët dhe mercenarët rusë po përgatiten ta pushtojnë Serbinë

Drejtori i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Beograd, Darko Trifunoviq ka thënë se spiunet dhe mercenarët rusë po përgatitën ta pushtojnë Serbinë. Me anë të një reagimi publik, Trifunoviqit ka pyetur se a po kuptohen saktë mesazhet që po dërgohen nga, siç i ka quajtur ai, satelitët rusë në Serbi.

“Spiunët dhe mercenarët rusë po përgatiten të marrin vendin tonë. Hordhitë neo-staliniste, bolshevike dhe bijë kurvash që na tërhoqën zvarrë në të gjitha luftërat, që na grabitën, tani po përgatisin një pushtim! A i kuptojmë saktë mesazhet që na dërgojnë satelitët rusë në Serbi?”, thuhet në reagimin e tij.

Komentet e tij vijnë pasi Serbia vazhdon të mos e dënoj agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe se është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.