Policia e Kosovës dhe zyrtarët e KQZ-së sapo janë tërhequr nga veriu i vendit.

Demokracia.com ka mësuar se sapo ka ndodhur edhe një shpërthim në veri të vendit, përkatësisht te soliterat.

Po ashtu, pas këtij shpërthimi janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Zyrtarët e KQZ-së, Policia e Kosovës dhe bashkëshorti i ministres Albulena Haxhiu, i cili atje ishte si këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi sapo janë tërhequr dhe janë duke u kthyer në Prishtinë.