Tri seanca është planifikuar që të mbahen javën e ardhshme ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa seancat të cilat janë mbajtur gjatë kësaj jave, numri më i madh i tyre kanë qenë të mbyllura, përveç në ndonjë pjesë kur kanë kaluar më kërkesë të prokurorit në të hapur dhe atë shkurtimisht.

Kurse dëshmia e fundit e përfunduar është ajo e dëshmitarit të 41-të në Speciale, me kodin “Ë04489” në gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilin është thënë se është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë dhe zhdukur nga Drenoci.

Përmbledhjen e ZPS-së e lexoi prokurori Matt Halling, të mërkurën duke thënë se po i ndan informacionet që i janë lejuar nga Specialja.

Kalendari i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Dëshmitari 04489 është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë dhe është zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari do të përshkruajë veprimtaritë e viktimës së pretenduar përpara se të zhdukej në Drenoc, herën e fundit që dëshmitari e ka parë dhe përpjekjet e pafundme që ka bërë familja për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur këtij personi”, tha prokurori.

Pasi që u lexua përmbledhja, prokurori pati kërkesë që për shkak të natyrës së pyetjeve që kanë dhe duke marrë parasysh masat mbrojtëse për dëshmitarin, të kalojnë në seancë private.

Edhe të martën seanca ka qenë e hapur vetëm në fillim gjatë fjalimit të trupit të prokurorisë, më pas e njëjta ka kaluar në të mbyllur.

Në një pjesë tjetër ku seanca ka qenë e hapur ishte ku janë paraqitur disa dokumente si prova materiale nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç.

Dëshmitari, sipas ZPS-së ishte pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit edhe ai po dëshmon përmes video-lidhjes.

Të gjithë të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në sallë, përveç Jakup Krasniqit, i cili ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Edhe dëshmitari i së hënës në Gjykatën Speciale, në pjesën më të madhe ka dëshmuar në seancë të mbyllur.

Një pjesë ku seanca ka kaluar në të hapur është kur dëshmitari u pyet nga prokurori se “a i kujtohet që e ka intervistuar ZPS-ja mes datave 28 mars dhe 1 prill të 2022-ës”, dëshmitari u përgjigj duke thënë se, “po më kujtohet”.

Ai më pas është pyetur për një dokument, i cili nuk është bërë publik për audiencën, dhe prokurori ka kërkuar nga ai që të përgjigjet në rast se po e sheh emrin e tij/saj, por vetëm me “po” ose “jo”.

Të gjithë dëshmitarët që janë të planifikuar që të dëshmojnë këtë javë në Gjykatën Speciale do të dëshmojnë me masa mbrojtëse.

Katër seanca të planifikuar në rastin e Pjetër Shalës, janë anuluar për këtë javë.

VIDEO BONUS: Bekë Berisha: AAK-ja aktualisht është 12 për qind, sivjet shkojmë në zgjedhje