Tri rastet pozitive në Prishtinë janë nga kjo lagje

Gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuan 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga këto testime, tri prej tyre rezultuan pozitive dhe me vendbanim në Prishtinë.

Sipas drejtorit për shëndetësi në Prishtinë, Bujar Gashit, rastet pozitive janë raste kontakti dhe nga lagja e Kalabrisë.

“Rastet e sotshme janë kontakte nga rasti i dites së djeshme nga lagja Kalbria”, ka deklaruar për Gazetën Shneta Bujar Gashi, drejtor për shëndetësi në Prishtinë.

Kujtojmë se numri i të infektuarve ka arritur në 988 ku prej tyre 754 janë shëruar dhe 29 kanë ndërruar jetë.