Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm dje në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.
Në Lipjan është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka sulmuar një burrë tjetër.
“Lipjan / 03.11.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.







