Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 3 raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë dhe në Pejë.

Në Lipjan një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit bashkëshorti i viktimës është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, i cili kishte rrahur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Pejë është arrestuar një burrë i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.