Tri projektligjeve për FSK-në iu mungon termi “Republikë”

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar tri projektligjet për FSK-në me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Teksa deputetët e këtij komisioni patën një adresim.

Ata thanë se mbetet e pakuptimtë që në terminologjinë juridike termi ‘Republikë’ përjashtohet nga tri projektligjet.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka shprehur mbështetjen e tij për tri projektligjet, teksa ka dhënë vërejtjet e tij.

Ndërsa, deputeti Ismet Beqiri, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për shtetin dhe sigurinë e tij. Duke folur për rëndësinë që ka miratimi i këtyre projektligjeve, së paku në këtë pikë nuk kanë dalluar pozita dhe opozita.

Ndërsa u shpreh optimistë se vërejtja e kolegut do të bie në vend, duke u bërë përmirësimet e nevojshme në një të ardhme të afërt.

Në këtë pikë u pajtua kryetarja e komisionit, Blerta Deliu – Kodra, teksa theksoi se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian.

Ajo tha se ndjehet mirë që sot si komision përmbyllën një obligim kushtetues, në të cilin u bashkuan pozita, opozita dhe komunitete.