Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se sulmet me raketa ruse kanë goditur ndërtesat e banimit në rajonin e Kievit.

Tri ndërtesa pesëkatëshe u shkatërruan nga një sulm me raketë rreth tre orë më parë, sipas njoftimi të ministrisë në Facebook, raporton BBC.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të rajonit tha se po kërkonte për të paktën dy persona të mbetur nën rrënoja në qytetin Bila Tserkva.