Tri komunat në të cilat u rikthye koronavirusi mbrëmë

Me konfirmimin e 129 rasteve të reja mbrëmë me koronavirus në Kosovë, tri komuna kanë shënuar rikthimin e pandemisë në komunat e tyre.

Komunat që kanë shënuar rikthimin e koronavirusit janë Drenasi, Dragashi dhe Kaçaniku.

Në Drenas mbrëmë janë shënuar 3 raste me koronavirus, derisa gjithsej janë shënuar 5 raste, ku dy prej tyre janë shëruar.

Në Dragash mbrëmë është shënuar një i infektuar me COVID-19, derisa gjithsej janë shënuar 4 raste, ku dy prej tyre janë shëruar dhe një ka vdekur.

Ndërsa në Kaçanik mbrëmë është shënuar vetëm një rast, derisa gjithsej janë konfirmuar 8 raste, ku 7 prej tyre janë shëruar.

Mbrëmë është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve me koronavirus në Kosovë që nga 13 marsi kur u shënuan dy rastet e para me koronavirus në vend.