Tri kompani të mëdha rahoveciane zgjedhin Telekomin e Kosovës

Tri kompani më të mëdha rahoveciane “Bodrumi i Vjetër”, “Haxhijaha” dhe “Haxhijaha Trade”, nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës, marrëveshje të cilat pritet të rrisin numrin e klientëve të Vala-s, rritjen e përdorimit të shërbimeve të Vala-s si dhe lehtësime për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Drejtuesit e korporatës “Haxhijaha” pohuan midis të tjerash se ndihen tejet të kënaqur që linjat e prodhimit si dhe tërë mekanizimi tekonologjik është i lidhur me rrjetin e VALA-s dhe me internetin e shpejtë 4G/LTE.

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, bëri të ditur se nënshkrimi i tri kontratave të reja në një ditë tregon dinamikën me të cilën është duke u punuar në kompani.

“Me marrëveshjet si këto sot, është një qasje e re e punës dhe përkushtimit tonë për të përmbushuar të gjitha nevojat dhe kërkesat e ndërmarrrjeve të mëdha e të mesme, por edhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.