Tri gra përleshen për një burrë – rrahja përfundoi me shpërthimin e një tubi dhe uji përfshiu ndërtesën

Një përleshje gjithëpërfshirëse që shpërtheu midis tri grave – me sa duket në një strehë studentore jashtë kampusit në qendër të qytetit në Atlanta shkaktoi shpërthimin e një tubi dhe rezultoi që kompleksi nëntëkatësh të përmbytet javën e kaluar.

Dhe sipas mediave të huaja, ka qenë një dëshmitar okular ai që regjistroi një seri pamjesh në celular duke kapur përleshje të shumta të dhunshme dhe pasojat e tyre.

Gratë thuhet se erdhën deri te përleshja në orët e para të mëngjesit të së premtes pas festimeve të Halloween në The Mix, një kompleks apartamentesh të vendosur në Piedmont dhe John Wesley Dobbs Avenue, që është shtëpia e studentëve të Universitetit Shtetëror të Georgias dhe të diplomuarve të fundit.

Sipas policisë, 19-vjeçarja Tamia Robinson u përlesh me dy gra në katin e nëntë të kompleksit menjëherë pas orës 4 të mëngjesit, raportoi Atlanta Journal Constitution.

Pamjet e kapura tregojnë Robinson, duke hedhur grushte tek një grua me të verdhë. Më pas bashkohet një grua e tretë me brirë djalli të kuq.

Studentja e shtetit të Georgias, Angel Onyori i tha WSB-TV se ata ishin dëshmitarë të luftës e cila filloi për një burrë.

Kur rojet e sigurisë iu përgjigjën skenës së grindjes, Robinson u bë ‘luftarake’ me ta.

Gjatë përleshjeve që pasuan, shpërtheu një tub, duke nxjerrë ujë që përfundimisht “përmbytën” ndërtesën.

Uji përmbyti ndërtesën poshtë në holl, duke shkaktuar evakuim.

loading…