Tri asistime të Messit në fitoren e Parisit

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore ndaj Saint-Etienne në Ligue 1 të Francës. Të dielën, Parisi fitoi 3:1 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 15-të të Ligue 1.

Në të tre golat asistues ishte superylli argjentinas, Lionel Messi.

St. Etienne kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e Denis Bouanga. Marquinhos barazoi shifrat në kohën shtesë të pjesës së parë, ndërsa Angel Di Maria realizoi për 2:1 në minutën e 79-të. Për 3:1 realizoi sërish Marquinhos, sërish me asistim të Messit.

Parisi udhëheq në tabelë me 40 pikë.