Tri aksidente të ndara kanë ndodhur brenda ditës së djeshme në Prizren, ku lendime të lehta kanë marrë 6 persona.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se në orët e hershme të ditës së djeshme ka ndodhur një aksident mes tri automjeteve, ku u lënduan 4 persona.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Ndërkaq, vetëm pak orë më vonë ka ndodhur edhe një aksident tjetër, ku një person është dërguar në spital si pasojë e lendimeve të marra, shkruan Gazeta Metro.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast ngasësi mashkull i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.”, shkruan në raport.

Ndër të tjera, policia njofton se edhe gjatë orës 16:00 ndodhi edhe një aksident ku u lëndua një femër.

“Ka ndodhur një aksident trafiku derisa ngasësi mashkull kosovar mes një veture dhe një motoçiklete me ç’rast lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku më pas është liruar në shtëpi.”, u tha në raport.

Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidentëve, e që sipas Policisë, kjo po ndodhë për shkak të lehtësimit të masave