Trepça ’89 me postim emocionues pas vdekjes së futbollistit Erion Kajtazi

Futbolli kosovar në zi. Ylli i Trepçës ’89, Erion Kajtazi ka vdekur gjatë ditës së sotme.

Erioni ishte duke luajtur në ndeshjen ndaj A&N në kategorinë e juniorëve, kur ra në fushë pa vetëdije.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe klubi mitrovicas, Trepça ’89. Në rrjetin social “Facebook”, klubi mitrovicas e ka bërë një postim emocionues.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim Mortor.

Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari

Erion (Faton) Kajtazi.

Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.

U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.

Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.

Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.

Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89

Presidenti

  1. Abedin Zeka BEKI“.