Trepça ‘89 e befason Prishtinën në “Fadil Vokrri”, kualifikohet n’gjysmëfinale të Kupës

Trepça ‘89 është gjysmëfinalisti i fundit i Digitalb Kupës së Kosovës, pasi e befasoi Prishtinën midis “Fadil Vokrrit”.

Gjysmëfinalisti i fundit i Digitalb Kupës së Kosovës, nga sfida mes Prishtinës e Trepçës ’89, është mësuar pas ekzekutimit të penalltive, ku triumfuan mysafirët 5-4.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, koha e rregullt u mbyllë pa gola, 0-0, ashtu si edhe 30 minuta shtesë.

Si Prishtina, ashtu edhe Trepça ‘89, kishin rastet e tyre përgjatë 120 minutave lojë, por nuk i shfrytëzuan ato dhe portat mbetën të pa prekura.

Kështu, fituesi u desh të mësohej pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan mysafirët, Trepça ’89, duke triumfuar 5-4.

Kështu, Trepça ‘89 është skuadra e radhës që i bashkohet Feronikelit, Ballkanit e Vëllaznimit në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.