Treni përfshihet nga flaka gjatë udhëtimit, evakuohen 510 pasagjerët (Video)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm treni që lëvizte nga Frankfurti në Keln, është përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet gjermane kanë njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet emergjente nga evakuuar 510 pasagjerët që ishin brenda, kurse flaka ka shkatërruar të paktën dy vagonë.

Për shkak të këtij incidenti në Dirdof janë shtyrë udhëtimet e parapara me trena, kurse nga tymi i madh është mbyllur segmenti A3 i autostradës.

Policia ka njoftuar se ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin.

https://www.youtube.com/watch?v=N5C7ZJQRyBM