Japoni

Treni më i shpejtë në botë arrin shpejtësinë rekorde prej 360 kilometrave në orë

Japonia ka prezantuar trenin më të shpejtë në botë, që arrinë shpejtësi rekorde prej 360 kilometrave në orë, ndërsa mund të hyjë në funksion brenda dhjetë vitesh.

Alfa-X i ka dhjetë vagona, si dhe një pjesë të përparme të njohur si hundë, të gjatë 22 metra dhe shumë të thepisur për të prerë ajrin.

Lokomotiva është duke u testuar tash e tri vite, ndërsa nëpërmjet saj, po bëhen përpjekje që të rritet rrjeti hekurudhor japonez, i trenave të shpejtë.

Sapporo është është qyteti kryesor në regjionin Hokkaido, që do të lidhet me rrjetin super të shpejtë, duke bërë që udhëtimin deri në Tokio ta bëjë për gjysmën e kohës, apo vetëm katër orë e gjysëm.

Shpejtësia e lartë, nuk është i vetmi element që e përbënë atë, pasi është i përbërë nga teknologji shumë e lartë. Frenat që ndalojnë me ajër dhe tavani i lidhur me një rrjet magnetik, janë bërë që t’i shtojnë sa më shumë sigurinë.

“Zhvillimi i gjeneratës së re, është bërë që të ketë performancë shumë të lartë, nivel të lartë rehatie, sistem superior orientimi në ambient dhe mirëmbajtje të avancuar” thuhet në raportin zyrtar.

Derisa pjesa e përparme është bërë që t’i ndihmojë me aerodinamikën, e bënë edhe më të shkathtë kur hyn në tunele. Në të njëjtën kohë, treni është krijuar që t’i mbijetojë me lehtësi termeteve të shpeshta që ndodhin në atë shtet.

Rekordin për trenin më të shpejtë, vazhdon ta mbajë Japonia, pasi ka në qarkullim një tren për në Francë, që arrin deri në 321 kilometra në orë.

Shpërndaje