Treni i blinduar i Kim Jong-un bën ndalesën e parë në Rusi

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kaluar kufirin në qytetin e Khazanit në rrugën e tij në drejtim të Vladivostokut në Rusi dhe ka vizituar shtëpinë e miqësisë koreano-ruse të inaguruar në 1986 në kuadër të vizitës së babait të tij Kim Jong Il në ish Bashkimin Sovjetik.

Kim Jong-un e ka ndalur trenin e tij të blinduar me të cilin po udhëton në stacionin e Khazanit ku u prit me bukë dhe kripë sipas traditës së mikpritjes ruse.

Atij i kanë dhuruar edhe një buqete me lule dhe ka pushuar pak në ndërtesën e stacionit.

Ndërkohë në Vladivostok janë duke u bërë përgatittjet e fundit në prag të vizitës së liderit të Koresë së Veriut dhe takimit me presidentin Vladimir Putin me 25 prill.