LAJMI I FUNDIT

Treni godet një këmbësore në Prishtinë

Treni ka goditur sot një këmbësore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë.  Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku  kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me  rastin po merret Njësiti i Trafikut.”

VIDEO BONUS: