Treni ka goditur një veturë në Ferizaj rreth orës 19:55 të mbrëmjes së sotme. Persona të lënduar nuk ka pasë nga ky aksident.

Këtë e bëri të ditur Kanun Veseli nga zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të dërgon për Gjilan, persona të lënduar nuk ka, ka vetëm dëme materiale”.

“Njësitet e policisë me të dëgjuar për rastin kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.