Treni del nga shinat në Holandë, vdes një person

Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, për shkak se një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandë, raportojnë mediat lokale. Personeli i shpëtimit ka arritur të evakuoi pasagjerët, pasi për shkak të përplasjes, treni u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Voorschoten, një fshat midis Hagës dhe Amsterdamit. Rreth 50 persona kanë qenë në tren, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit. Ku mësohet se treni ka goditur një vinçë ndertimi. Raportohet se është dëmtuar edhe një tren i mallrave.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e urgjencës, ambulancat dhe një helikopter i traumës, ndërsa trenat për dhe nga Leiden u pezulluan.

“Dëgjuam një zhumrë të fortë dhe papritmas dritat u fikën. Fillimisht, nuk mundëm të dilnim prej trenit, sepse nuk kishte energji elektrike”, tha një pasagjer për gazetarët lokalë të asaj zone.

Banorët resident të asaj zone janë përkujdesur për pasagjerët me lëndime të lehta, ndërsa ata më me të rënda u dërguan ne spital.

Ky lloj incidenti është jashtëzakonisht I rrallë në Holandë, ku sistemet hekurudhore janë përgjithësisht shumë të sigurta.