Trendi që do “çmendë” nuset këtë vit, fustanet nudo

Nëtë vit do të zbulohet guximi i nuseve me fustanet e martesës. Një stiliste australiane ka krijuar fustanin, të cilin e quan “nudo”.

Ky trend ka tërhequr shumë yje botërorë si Kim Kardashian, Beyonce dhe Rihanna, të cilët janë shfaqur në tapetin e kuq me këtë lloj stili.

Stili i guximshëm ka një copë të bardhë të ndërthurur me një copë bezhë poshtë që jep idenë sikur nusja është lakuriq.

Sipas stilistes Grace, ky lloj fustani është për femrat që janë pasionante dhe me vetëbesim të lartë.