Trendi i vitit, këpucët plastike! Ja si duken kur djersiten këmbët

Këpucët plastike filluan të merrnin vëmendjen e vajzave që prej vitit të kaluar.

Nga sfilatat e modës tek motrat Kardashian, këpucët plastike mund të duken shumë të bukura në pamje të parë, por është vërtetuar se nuk janë aspak të rehatshme.

Madje kur kalojnë disa orë dhe këmba djersiten duken jo të këndshme. Fotografitë më poshtë tregojnë se si duken këpucët plastike tek emra të njohur dhe modele duke vërtetuar vështirësitë që përjetojnë femrat për tu dukur të bukura dhe trend.