Trendi i ri i tatuazheve të diellit (FOTO)

Çmenduria e re e verës janë tatuazhet, por jo ato të zakonta. Mania që po përfshin sidomos të rinjtë i ka bërë dermatologët të vënë duart në kokë.

Rrjetet sociale po mbushen me foto tatuazhesh “të djegura nga dielli”; fansat e tyre krijojnë figura në trup përmes kremit mbrojtës apo ngjitëseve dhe qëndrojnë në diell, derisa skuqen aq shumë, sa të dallohet kontrasti me pjesën që ka mbetur e bardhë.

Ideja në fakt nuk është e re, por është rikthyer në një lloj gare të konsideruar nga specialistët si e rrezikshme për lëkurën.

Yje, lule, medaljet në qafë apo simboli i Batmanit, janë tatuazhet më të përhapura “të diellit”, dhe trendi vazhdon të përhapet megjithatë ekspertët këshillojnë me forcë që të mos provohet.

Sipas tyre, qëndrimi në diell në këtë mënyrë dhe pa mbrojtjen e duhur e dyfishon rrezikun e kancerit të lëkurës.

Tatuazhet polemizuese bëhen përgjithësisht nga të rinjtë dhe lëkura e tyre është veçanërisht e ndjeshme ndaj rrezeve ultraviolet, tha për “Daily Mail” mjekja dermatologe, Whitney Bowe, ndërsa këshilloi që të gjithë, por sidomos fëmijët e adoleshentet, ta shmangin sa më shumë këtë trend të çuditshëm.

loading…