Trëndafilova cakton panelin e Apelit për aktgjykimin e Mustafës

Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 26 vite burgim për krime lufte, ka parashtruar njoftim për apel të aktgjykimit. Pas kësaj, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, pjesë e panelit të Apelit do të jenë gjykatësit Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

“Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja e DhSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

Apeli në rastin e Haradinajt dhe Gucatit, pas shqyrtimit të vendimit të shkallës së parë të gjykatës, ua uli vetëm tre muaj burgimin të apostrofuarve.