Përkundër shpalljes të Gjendjes së Emergjencës në Shëndetin Publik, në përputhje me direktivat qeveritare, transporti hekurudhor i mallrave, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, është në funksion dhe shërbim të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, njofton kompania Trainkos e cila merret me transportin e udhëtarëve, mallrave si dhe kontejnerëve.
Sipas tyre në këtë situatë të krijuar nga pandemia COVIT-19, transporti hekurudhor i mallrave është alternativë e mirë në sistemin zingjiror të furnizimit.







