Trekëndëshi Bora-Donald- Beatrix bëjnë këtë veprim brenda të njëjtës kohë

Big Brother Vip tanimë ka mbaruar.

Mbrëmë ishte finalja e madhe formatit më të shikuar nga shqiptarët, ku çmimin e madh prej 100 mijë eurove e fitoi balerini Ilir Shaqiri.

Pas natës finale protagonistët e BBV kanë filluar me aktivitetin e tyre të përditshëm në instagram.

Theksojmë se gjatë këtij formati kishte shumë ngjarje e përjetime të ndryshme, por historia e dashurisë mes trekëndëshit Bora- Donald- Beatrix do mbahet mend përherë.

Së fundmi një situatë nuk dihet nëse është rastësi apo e qëllimshme por treshja kanë postuar pothuajse në të njëjtën periudhë kohore në profilet e tyre në instagram.

I pari ishe Donaldi, më pas Trixa e në fund edhe Bora.