Trejsi Sejdini, e mrekullueshme me pozat nga Maldivet

Trejsi Sejdini ka mahnitur me imazhet e reja që i ka shpërndarë në rrjetet sociale, të cilat i ka sjellë nga pushimet e saja në Ishujt Maldive.

Bukuroshja nga Elbasani është kujdesur që të theksojë figurën e mrekullueshme trupore në fotografitë që i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Me veshje të ndryshme që ngacmojnë imagjinatën e gjinisë së fortë deri te shfaqjet me bikini, modelja ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

(Foto: Instagram/misstrejsisejdini)

Ndryshe, Trejsi është modele dhe është kurorëzuar ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2018 dhe pastaj e ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe të atij viti.

(Foto: Instagram/misstrejsisejdini)

21-vjeçarja që jeton në Tiranë ka luajtur rolin e protagonistes në disa videoklipe muzikore, duke përfshirë “Xhelozia” të Mozzikut, “Gang Gang” të Feros, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klipit të këngës “Kokaina” nga Don Xhoni.

(Foto: Instagram/misstrejsisejdini)

Ajo mori pjesë në garën e bukurisë ‘Miss Universe Albania 2016’ në moshën 16 vjeçare dhe megjithëse nuk fitoi, ishte një nga konkurrentet e preferuara. Dy vite më pas, Trejsi e fitoi kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe si 18 vjeçare e përfaqësoi vendin në ‘Miss Universe’ në dhjetor të vitit 2018.

(Foto: Instagram/misstrejsisejdini)