“Tregu i Vitit të Ri”, i kushton Ardian Gjinit gati 20 mijë euro

Komuna e Gjakovës po tregohet e kujdesshme me festat e fundvitit.

Derisa ndërrimi i motmoteve po afron, komuna e cila drejtohet nga Ardian Gjini i AAK-së ka arritur të kurorëzojë një kontratë e cila i ka kushtuar afër 20 mijë euro.

Kontrata “Tregu i Vitit të ri”, është arritur nga dy palët kontraktuese me 09.11.2018, dhe do të përfundojë sipas planit dinamik të prezantuar nga Kontraktuesi për 15 ditë pune nga momenti i pranimit të kërkesës.

Nga ana e tij, kontraktuesi duhet që shërbimet t’i kryejë në pajtueshmëri të plotë me kushtet e kontratës, specifikimet e detyrueshme të dhëna në dosjen e tenderit dhe përmasen me parallogarit.

Çmimi tital i kontratës bashkë me TVSH është 19 mijë e 780 euro, transmeton Indeksonline. Kështu, Komunës së Gjakovës 1mijë e 500 topa dekorues, i kanë kushtuar 1 mijë e 500 euro, derisa 20 kaprollë dekoratikë me drita festive 400 euro.