Tregon eksperti shëndetësor, ja pse duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Covid-19

Eksperti shëndetësor, Nusein Reka përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje rreth SARS-COV-2.

Ai ka dhënë edhe disa udhëzime se pse duhet të jemi të kujdesshëm dhe ti ndjekim të gjitha këshillat e MSH-së.

Për më shumë shiheni të plotë postimin e tij:

Çka e bën SARS-COV-2 të veçantë? Pse disa masa trehogen më efektive në Lindjen e larget? Pse duhet të jemi të kujdesshëm dhe ti ndjekim këshillat e Ministrisë së Shendetesise?

SARS-Cov-2 tani më ka fituar nofkën e një “Ninxha Virusit”.

Prof Yuen Këok-yung nga Universiteti i Hong Kongut e quajti keshtu shkaku i mosdetektimit te hershëm te virusit nga sistemi i imunitetit dhe riprodhimit të shpejt të tij.

Kjo është bazuar në disa zbulime mjaft interesante nga nje studim ex vivo me ind mushkërie të 4 donorve vullnetarë që janë inokuluar me SARS-Cov-2 and SARS-Cov viruset dhe janë bërë analiza komparative të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut.

1. SARS-CoV-2 prodhoi 3.2 here me shume sasi te grimcave virusale krahasuar SARS-CoV, që rezulton në ngarkesë më të lartë virale dhe transmetim me te larte prej njeriu në njeri

2. Përkundrazi sasive sinjifikante më të larta të SARS-Cov-2, ai rezulton me nivel më të ulët të përgjigjes nga sistemi i imunitetit duke aktivizuar nivele të ulta të Interferonëve dhe citokinëve apo hemokineve (5 nga 13 ndermjetësuesit inflamator përkundër 11 nga 13 në rast infektimi me SARS-Cov).

3. Përveç ngarkesës së lartë virale SARS-Cov-2 ka një kinetikë virale më të theksuar dmth ngarkesa virale arrin majën shumë me heret para fillimit të simptomeve krahasuar me SARS-Cov që i duhej 10 dite.

4. Kjo ka implikim në trajtimin me terapi antivirale pasi trajtimi pas 48 orëve pasi të jenë paraqitur simptomet eshte me pak efektiv krahasuar me efektivitetin në rast me SARS dhe MERS që arrinin majën e ngarkimit viral 7-10 ditë prej ifektimit dhe me shume kohe për terapine antivirale për të vepruar.

5. Trajtimi antiviral i hershëm dhe mbajtja e maskave do të kenë kontribuar në vdekshmërinë më të ulët në Hong Kong krahasuar me Evropën.