Qendra e Studentëve

Tregohet dita kur studentët mund të tërheqin gjërat e tyre nga Konviktet

Qendra e Studentëve në Prishtinë kanë njoftuar se studentët do të mund t’i tërheqin gjësendet e tyre të mbetura në konviktet që kanë shërbyer si karantinë për personat që janë futur në Kosovë gjatë pandemisë.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se nga data 18 maj deri më 23 maj, u lejohet studentëve të tërheqin gjësendet e tyre.

“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk kanë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, thuhet në njoftimin e QS’së.

Në njoftim po ashtu thuhet se studentët obligohen të jetë të pajisur me masa mbrojtëse.

“Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK’së, të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse(dorëza dhe maska). Hyrja në hapësirat e QS’së bëhet në pikën 2 përballë fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin”, thuhet në njoftim.