Tre zyrtarët e PDK-së në Treviso, takojnë kreun e qytetit

Tre zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj kanë qëndruar për vizitë në qytetin e Trevisos ku kanë takuar kreun e këtij qyteti Mario Conten.

Në këtë takim kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të komunave dhe integrimin e mërgatës shqiptare në shoqërinë italiane.

“Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane.

Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, ka shkruar Reçica.