Tre vjet e tre muaj për personin që i dehur mbyti një këmbësor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet e 3 muaj burg të akuzuarin F.V i cili në gjendje të dehur kishte shkelur për vdekje një këmbësor në Prishtinë.

Të akuzuarit F.V iu ka shqiptuar edhe dënimi plotësues marrja e lejes së vozitjes si dhe ndalimi i marrjes së lejes së re në afat prej dy vitesh pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari F.V është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 15 pirll të vitit 014, rreth orës 21:15 në Prishtinë, kishte drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit dhe në atë mënyrë që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos i kushtuar kujdes të duhur pjesëmarrësve në komunikacion e kishte goditur këmbësorin V.A dhe si pasojë e lëndimeve të marra i ndjeri kishte ndërruar jetë në QKUK-ë.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik. Rasti ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.