Tre vjeçari u vra ‘në duart e babait’ i cili shpëtoi duke u shtirur si i vdekur

Një djalë tre vjeçar vdiq në krahët e babait pasi u qëllua nga sulmuesi në sulmin terrorist në xhami në Zelandë të Re.

Mucad Ibrahim ishte më i riu në mesin e 49 personave të vrarë në sulmin që target kishte myslimanët në dy xhami në Christchurch.

Djali ishte në lutjet e Xhumasë së bashku me babanë dhe vëllain më të madh Abdi kur sulmuesi hapi zjarr.

Raportohet se Mucad u vra derisa po tentonte të ike nga terroristi derisa babai i tij mbijetoi duke u shtirur i vdekur. Ndërkohë vëllai i tij shpëtoi pasi vrapoi me gjithë fuqinë që kishte.