Tre vëllezërit Duhani i dhurojnë 100 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Pronarët e klubit të natës “Venom Kosova” kanë njoftuar se do t’i dhurojnë 100 mijë Euro për Fondin e Sigurisë.

Biznesmeni Tomë Duhani ka njoftuar se ai dhe dy vëllezërit e tij, Gjon e Alex Duhani, do ta derdhin këtë shumë të parave në llogaritë e Fondit kosovarë për Siguri, i krijuar sot me vendim të Kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë, në njoftimin e tyre, ata merita për themelimin e këtij fondi i japin shefit të AAK-së, Ramush Haradinajt.