Tre tërmete të forta goditën sot në mëngjes prefekturën qendrore japoneze të Ishikaëa brenda 12 minutave, më i forti prej të cilëve ishte 7.4 të shkallës Rihter, sipas mediave japoneze.

Pas këtij tërmeti është regjistruar një tërmet me magnitudë 6.1 ballë dhe i ka paraprirë një tërmet me magnitudë 5.7.

Footage from the local Shinkansen station in Ishikawa prefecture, extremely powerful shaking! #japan #earthquake
pic.twitter.com/98syIwnGkj

— Greg R. Hill (@greghill) January 1, 2024

Pamjet e realizuara në momentin e fillimit të tërmetit kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale. Mbi to mund të shihni se si po lëkunden shtyllat, dhe automjetet lëkunden sikur të jenë mbi dallgë.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar në bregdetin perëndimor të vendit.

BONUS VIDEO: NJSI e Policisë Kufitare patrullon me barka lundruese në Ujman