Tre persona janë vrarë në Podgoricë, ka njoftuar Policia e Malit të Zi. Në mesin e të vrarëve, dyshohet se janë dy vëllezër shqiptarë me mbiemrin Hoti nga Rozhaja, sipas shkrimit nga “Vijesti”.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi me emrin Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja.







