Tre persona, përfshirë shoferin, kanë vdekur pasi një tren me pasagjerë ka dalë nga binarët në Aberdeenshire të Skocisë, të mërkurën.

Rreth 30 automjete të urgjencës ishin parë në vendin e ngjarjes, pas incidentit.

Mendohet se treni rrëshqiti pas shiut të rrëmbyeshëm i cili shkaktoi përmbytje dhe ndërprerje të udhëtimeve, raporton BBC.

Gjashtë pasagjerë janë dërguar në spital, edhe pse lëndimet e tyre nuk kanë qenë serioze.