Tre të vdekur në Moskë nga të shtënat afër FSB-së (VIDEO)

Tre persona janë vrarë gjatë të shtënave në Moskën qendrore të enjten mbrëma afër selisë së shërbimit rus të sigurisë FSB, ka raportuar gazeta ruse “Izvestia”, duke cituar një burim.

Një dëshmitar i ka thënë Reutersit të ketë dëgjuar të shtëna armësh në të njëjtën zonë dhe video të shpërndara në mediat sociale paraqesin shumë policë dhe njerëz që ikin nga zona, transmeton Koha.net.