Mbrëmjen e kaluar në Gjakovë mbetën tre persona të plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas policisë, i dyshuari është ende në arrati.
Ndërkaq, Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dal me një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
“Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile” – thuhet në njoftim.
“Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është salle të operacionit. Stafi mjekësorë po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional” – thuhet në njoftim.
VIDEO BONUS: Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit, kërkohet vendosja e kamerave në rrugë







