Tre të lënduar si pasojë e rrokullisjes së veturës në Pejë

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pavlan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 22:40 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Pavlan, një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi për Sinjalin.