Tre të lënduar pas përleshjes me mjete të forta tek lokalet e Llesnës

Policia ka dhënë detaje për përleshjen që ka ndodhur sot pasdite tek lokalet e Llesnës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë tre persona, pasi që të njejtët janë perleshur mes vete duke përdorur mjete të forta. Si pasojë të njejtët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Kështu kanë konfirmuar policia në Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Si pasojë e përleshjes, ku janë përdorur edhe mjetet e forta, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në stacion policor tre persona. Me rastin po merren njesitet kompetente të stacionit Jugu në Prishtinë”, ka njoftuar zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

loading…