Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të tri veturave në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.







