Aksident

Tre të lënduar pas aksidentit në magjistralen Pejë-Gjakovë

Një aksident mes dy vetuarave ka ndodhur pasditen e së mërkurës në magjistralen Pejë-Gjakovë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Pejë-Gjakovë ka ndodhur një aksident mes dy vetuarave, ku tre persona kanë mbetur të lënduar dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”.

Sipas Gjokajt tejkalimi i shpejtësisë dyshohet të jetë arsyeja e aksidentit.