Tre të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Ulpianë VIDEO

Një aksident trafiku mes pesë veturash ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rrerh orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.