Lajmi i fundit

Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Gjakovë-Klinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vet aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, saktësisht në fshatin Mrasor.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Aksidenti sipas Elezajt ka ndodhur rreth orës 13:35, ku ngasësi i makinës e kishte humbur kontrollin.